Mungesa e tij ndihet çdo ditë/ Vajza e Dr. Florit flet hapur për babain dhe “Big Brother Vip”: Raporti i Selin dhe i Mirit është i… (VIDEO)

Ditën e djeshme, në emisionin “Goca dhe Gra”, ishte e ftuar vajza e Dr. Florit, Kaltrina Kondi. Në një rrëfim prekës për babanë e saj të ndjerë, ajo nuk i mbajti dot lotët, duke thënë se ia ndjen mungesën çdo ditë.

“Mungesa e tij ndihet çdo ditë. Ka periudha që i kaloj shumë keq. Kur shoh të tjerët që janë në diplomim me mamin dhe babin”, u shpreh ajo.

Të lidhura

None found

Më pas, Kaltrina u pyet dhe për lojën e Mirit brenda “Big Brother VIP”, duke thënë se ai është banori i vetëm që nuk ka ofenduar dhe sipas saj, do të jetë fituesi i këtij edicioni.

“Banorët, shumë të mirë janë të gjithë. Aty është një lojë. Kanë të mirat dhe të këqijat e tyre. Por për mua, vetëm Miri. Raporti i Selin dhe Mirit është një raport i keqkuptuar. Nuk më është dukur diçka më shumë se lojë.

Mirin e shoh si lojtarin e vetëm që nuk ka ofenduar. Shumë i fortë, ka duruar shumë. Çfarë do ndryshoja unë te Miri? Mos të ishte i mirësjellshëm me banorët që nuk ia duan të mirën. Me Rogertin ka një lidhje shumë të mirë shoqërore, por në fund të ditës aty është vetëm një lojë.

Unë i kam thënë Mirit të futej. Jam gëzuar shumë. I kemi dërguar mesazhe në ‘Big Love’. Jam shumë krenare. Vajza e Mirit e sheh përditë, ashtu si ne. Normal nuk është ndjerë mirë nga akuzat që ka dëgjuar. Por edhe ajo është krenare për babanë e saj”, shtoi Kaltrina.

 


Shtuar 28.03.2026 07:56