Shuhet në moshën 83-vjeçare Uran Kostreci, legjenda e qëndresës antikomuniste

Ndërron jetë në moshën 83-vjeçare ish i përndjekuri politik, legjenda e qëndresës antikomuniste Uran Kostreci.

Lajmin për ndarjen nga jeta e ka dhënë kryetari i Shoqatës Antikomuniste të Ish-të Përndjekurve, Nebil Çika.

“Shuhet Uran Kostreci! Me pikëllim të thellë jo njoftojmë se legjenda e qëndresës antikomuniste Uran Kostreci ndërroi jetë sot.

Në emer tim dhe të përndjekurve politikë antikomunistë të Shqipërisë ju shpreh ngushëllimet familjareve miqve bashkëvajtjeve dhe bashkëluftëtarëve të tij. Qofsh  i parajsës vëllai ynë,  kampion i qendresës, asketi i lirisë! Për oraret e ceremonisë funerale do tiu njoftojmë sapo ti vendosim”, shkruan Çika.


Shtuar 12.07.2021 17:21