“Kaq urrejtje ke?”/ Komenti i Rogertit për Selin, Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari i kthehen banorit: Je futur dhe komenton celulitet e grave

Përplasjet në shtëpi kanë vazhduar ditë pas dite, ndërsa Rogerti, së fundmi ka pasur një tjetër debat me Selin, pasi banori bëri disa komente ndaj kësaj të fundit.

Këto komente tërhoqën dhe vëmendjen e dy opinionistëve, Monika Kryemadhit dhe Arbër Hajdarit, të cilët debatuan me banorin në Prime.

Pjesë nga debati-

Rogert: Unë e shpjegoj që bëj provokimet më të mëdha dhe pres reagimin e tyre.

Selin: Unë s’kam reaguar fare. Thjesht kalova dhe të dëgjova.

Monika Kryemadhi: A e di ti që gruaja pa celulit, është si qielli pa yje.

Rogert: Nuk e kuptoj këtë. Po thua që Juela është kot sepse nuk ka celulit?

Monika Kryemadhi: Nuk e di ku e gjen këtë energji për t’u marrë me pikat më të këqija të një vajze. Kaq urrejtje ke për vajzat?

Rogert: Për Selin që më ka ofenduar djalin? Për Selin që më ka sharë rracën malësore? Si nuk mbajte qëndrim për dibranët ti?

Arbër Hajdari: Këtij i është mbushur mendja që kur bërtet, ka të drejtë. Është futur aty brenda dhe flet për celulitet e grave. Dëgjo i nderuar bullizues…

Rogert: E di ti ç’do të thotë bullizues?

Arbër Hajdari: Dëgjo, se nuk flas vetëm për ty. Ti mund të flasësh çdo gjë për Selin. Ajo mund të ketë shumë gjëra në lojë, por që është kokërra e yllit, është dhe ti plas. Ti ta kesh për krenari të më dëgjosh mua.

Rogert: Turp të të vijë. Nuk dua të të dëgjoj fare. Tani dua të dëgjoj Monikën.

Arbër Hajdari: Ku ke dashur ndonjëherë të dëgjosh të vërtetën? Ti je figura më e shëmtuar.

Rogert: Ti nuk e ke në dorë të më heqësh mua, e ka publiku shqiptar.