Barcelona “fluturon” në çerekfinalen e Champions League

Barcelona e ka siguruar vendin e saj në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Katalanasit fituan 7-2 në “Camp Nou” në ndeshjen e dytë kundër Newcastle, duke përmbysur barazimin 1-1 që “qymyrxhinjtë” i mbajtën në St. James’ Park në ndeshjen e parë.

Golat e Raphinha, Bernal, Yamal, Fermin dhe Lewandowski vendosën ndeshjen, ndërsa dy golat e Elangas nuk ishin të mjaftueshëm për skuadrën angleze.

Skuadra e Flick do të përballet ose me Atletico Madrid ose me Tottenham në raundin tjetër.


Shtuar 19.03.2026 01:11

Tags: