Aksident në rrugën Korçë-Ersekë, 2 të plagosur pas përplasjes së makinave “kokë më kokë”

Një aksident automobilistik ka ndodhur minuta më parë në rrugën kombëtare Korçë-Ersekë.

Ngjarja ndodhi në segmentin e quajtur “Pishina e Selenicës”.

Bëhet me dije se u përplasën dy mjete “kokë më kokë” dhe nga aksidenti ka dy persona të plagosur, por pa rrezik jete.

Ata janë dërguar në spital për mjekim dhe kanë dëmtime të lehta.

Në vendngjarje ndodhet Policia e Kolonjës dhe Qarkullimi Rrugor Korçë për të hetuar dinamikën dhe shkaqet.


Shtuar 13.03.2026 16:51