Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në Ankara, thirrje për t’i dhënë fund luftës në Iran

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, ka vizituar ditën e sotme Ankaranë për të shprehur vlerësimin e tij mbi qëndrimin që ka mbajtur Turqia ndaj refugjatëve dhe për të diskutuar me Presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.

Ata folën për krizat rajonale, çështjet humanitare dhe forcimin e rolit të OKB-së.

Guterres theksoi se Turqia ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në strehimin e refugjatëve vitet e fundit.

Këtë herë jam në Turqi për t’i bërë homazh bujarisë së popullit turk, i cili ka pritur numrin më të madh të refugjatëve në botë gjatë mandatit tim në OKB”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.

Presidenti i Turqisë Erdogan tha se Turqia po merr pjesë aktive për të parandaluar luftërat dhe konfliktet veçanërisht në Iran dhe për të zvogëluar krizat humanitare.

“Ne mbajmë ujë për të shuar çdo zjarr, veçanërisht konfliktet, luftërat, tiranitë dhe krizat humanitare në rajonin tonë. Si Turqi, ne po zhvillojmë kontakte intensive diplomatike për të parandaluar përhapjen e dhunës, veçanërisht në Iran, e cila mbart rrezikun e çuarjes së të gjithë rajonit në katastrofë”, tha Erdogan.

Nga ana tjetër Guterres tha se ulja e dhunës dhe dialogu janë zgjidhja më e mirë.

“Ulja e dhunës dhe dialogu janë zgjidhja më e mirë. Dua të bëj thirrje për t’i dhënë fund këtyre sulmeve dhe për një kthim në tryezën e negociatave”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin turk.


Shtuar 12.03.2026 21:19