PS rrëzoi kërkesës për arrestimin e Ballukut, reagon zyra e Delegacionit të BE: Lufta kundër korrupsionit, rëndësi thelbësore për anëtarësim, SPAK të kryerje punën në mënyrë efektive

Zyra e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, ka reaguar për Panorama Online, në lidhje me votimin e sotëm në Kuvend, ku mazhoranca socialiste rrëzoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

“Bashkimi Evropian është në dijeni të rezultatit të votimit të sotëm në Parlamentin e Shqipërisë.

Angazhimi ndaj shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit janë të një rëndësie thelbësore për procesin e anëtarësimit në BE.

Sigurimi i një mjedisi të përshtatshëm që SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij është thelbësor për të mbështetur në mënyrë të besueshme progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, thuhet në reagim.


Shtuar 12.03.2026 14:12