Zbardhet ekspertiza mjeko-ligjore, 25-vjeçarja Xhuana Nikolli, kishte shenja të dukshme në në trup, ish-partneri ende në kërkim

Zbardhet ekspertiza paraprake mjeko-ligjore për vdekjen Xhuana Nikolli, 25-vjeçarja që ndërroi jetë në QSUT, pasi u vetëhelmua me f*stoks*në. Gazetarja Klodiana Lala, ka siguruar detaje nga ekspertiza, ndërsa konfirmohet se e reja kishte shenja të dukshme në trup, për të cilat thuhet se janë shkaktuar nga ish-partneri i saj, Eraldo Fizi, i shpallur në kërkim nga policia.

Sakaq, dje u tha se e reja ishte shtatzënë, ndërkohë që ekspertiza vërtetoi të kundërtën. Në kallëzimin e bërë nga familjarët, ata pretendojnë se e reja është dhunuar në mënyrë brutale nga Fizi.

Para se të ndërmerrte aktin fatal, 25-vjeçarja kishte lënë edhe një letër. Sipas burimeve, në të ajo shkruante se nuk donte më që ata njerëz që i kishin bërë keq, të vazhdonin ta lëndonin.

Në fund të letrës, ajo u kërkonte ndjesë nënës dhe babait të saj.


Shtuar 12.03.2026 12:55