Deputeti Ulsi Manja, lexon raportin e Partisë Socialiste për kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Ballukun.
“Në kërkesën e SPAK-ut s’ka akuza as për korrupsion e as për pengim të drejtësisë nga ana e deputetes“, u shpreh Manja.
Manja thotë se pretendimet e SPAK janë hipotetike dhe të pabazuara në prova apo fakte. Në raport thuhet se për sa kohë Belinda Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, nuk ka më asnjë rrezik real të prishjes së provave.
“Kam që nga viti 2013 jam në këtë sallë dhe në fakt në këtë sallë kjo është kërkesa e 7 e organit të akuzës që vjen në këtë kuvend për dhënie autorizimi për arrestimin e një anëtari parlamenti. Nuk kam dëgjuar në këtë sallë raport më të detajuar në analizën e provave, fakteve dhe rrethanave të një kërkese të SPAK se sa sot.
Gjë cila në fakt bie ndesh në frymën e nenin 73 të Kushtetutës, madje këtë raport kaq të detajuar nuk ke kam dëgjuar nga kolegët e opozitës as në 21 dhjetor 2023 kur këtu kishim kërkesën e SPAK për një tjetër anëtarë, por atëherë me një ndryshim, raporti i pakicës sugjeronte ndryshe nga sot, rrëzimin e kërkesës me argumentit se nuk plotësohen kërkesat e nenit 260 të procedurës penale. N raportin e shumicës do t’i qëndrojë besnik Kushtetutës.
Në emër të anëtarëve të shumicës, në momentin që e paraqitëm raportin tonë për kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Ballukut, ka ndodhur një realitet i ri. Juridik që e ndryshon natyrën e vlerësimit dhe shqyrtimit të kërkesës së SPAK.
Ky fakt ka të bëjë me atë që deputetja në fjalë nuk ushtron më funksione ekzekutive për shkak të ndryshimeve në kabinetin qeveritar. Masa e sigurimit personal, ajo e pezullimit nga detyra, nuk prodhon më asnjë efekt, në të njëjtën linjë, raporti ynë e qartëson edhe narrativen mbi të cilën SPAK ka ndërtuar kërkesën e aplikimit masave më të rënda, prishja e prova, apo arratisje, janë hipotetike për sa kohë lidhet me ushtrimin e funksioneve ekzekutive, detyra në fjalë që nuk i ushtron më.
Shpesh kemi parë përpjekje për ta zhvendosur këtë çështje në një gjykim publik që bie ndesh me shtetin e të drejtësh dhe prezumimin e pafajësisë. Është e domosdoshme që kuvendi të flasë qartë, të dalë politikën nga drejtësia, zhurmën nga faktet dhe gjykimin publik nga procesi i rregullt ligjor. Kuvendi nuk është sot përballë një votimi të zakonshëm, jemi përballë një vendimmarrje q prek lirinë personale të një deputeti, ushtrimin e mandatit dhe balancën ndërmjet pushteteve. Kuvendi ska kompetencë të gjykojë fajësinë”, tha Ulsi Manja.

