VIDEO/ Pas incidenteve në seancën e kaluar, gardisti merr në mbrojtje të veçantë Taulant Ballën

Pas incidentit në seancën e kaluar, ku kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, u vu në shënjestër të opozitës, këtë të enjte, në tavolinën e tij ku qëndron në Kuvend është parë një gardist.

Lidhur me këtë fakt, Flamur Noka, ka reaguar duke iu drejtuar kryetarit të Kuvendit për arsyen se përse gardisti po qëndron i vendosur tek tavolina e Ballës, gjatë kohës kur seanca vijonte punën.

Kujtojmë që në seancën e kaluar pati debate dhe përplasje, deri në tentativa fizike, pasi Balla ofendoi dhe fyeu deputeten e PD, Albana Vokshi, duke iu drejtuar asaj “për ty Albana kam numrin 0900”.

 


Shtuar 12.03.2026 10:31