VIDEO/ Mbrëmje dramatike, penalltia e Jamalit shpëton katalanasit nga humbja

Fund dramatik në duelin mes Njukastëll dhe Barcelonës, i vlefshëm për raundin e 1/8-ve të Ligës së Kampionëve, që u mbyll me rezultatin 1 me 1.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Barns në minutë ne 86-të, që nuk fali pas asistit të Mërfit. Kur u mendua se dueli do të mbyllet me triumfin e bardhezinjve, ishte Dani Olmo, i cili arriti të fitonte një penallti, pas ndërhyrjes së gabuar të mbrojtësit Malik Çau, e cila u ekzekutua në mënyrë perfekte nga Lamin Jamal.

Një barazim ky që i shkon më shumë përshtat katalanasve, ndërkohë që gjithçka mbetet e hapur për në duelin e kthimit.

GOLI I LAMIN JAMAL: VIDEO 


Shtuar 10.03.2026 23:31