Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar gratë me rastin e 8 Marsit,
Në mesazhin e tij, Rama shprehu mirënjohje për kontributin e grave në shoqëri dhe theksoi rëndësinë e rritjes së pjesëmarrjes dhe angazhimit të tyre në jetën publike.
Postimi:
“MIRËMËNGJES ???? dhe në këtë 8 Mars, për të gjitha gratë, për të gjitha nënat, motrat, gjyshet dhe vajzat shqiptare, jo vetëm një falënderim për gjithçka bëjnë çdo ditë, por edhe një urim me gjithë zemër që pjesëmarrja e tyre të rritet, angazhimi i tyre të forcohet dhe gjithçka që ato i sjellin Shqipërisë të bëhet edhe më shumë, falë zërit, energjisë dhe kontributit të tyre”, shkroi Rama.
Në fund të mesazhit, kryeministri uroi gjithashtu, që kjo ditë të jetë një e diel e paqtë për të gjitha gratë shqiptare.
