Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

Sekretari Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres ka bërë një deklaratë ndërsa konflikti midis SHBA-së, Izraelit dhe Iranit vazhdon.

“Është koha për t’i dhënë fund luftimeve dhe për të filluar negociata serioze diplomatike, pasi rreziqet mund te jenë të larta dhe situata do të dalë jashtë kontrollit”, ka thënë ai.

Guterres përmendi edhe pasojat që po lë kjo luftë, e cila është e paligjshme sipas tijm në ekonominë globale veçanërisht në vendet që janë prekur nga sulmet.

“Të gjitha sulmet e paligjshme në Lindjen e Mesme edhe më gjerë po shkaktojnë po shkaktojnë vuajtje dhe dëme të mëdha për civilët në të gjithë rajonin dhe [përbejnë një rrezik të madh për ekonominë globale. Situata mund të bëhet e pakontrollueshme” shtoi Guterres


Shtuar 6.03.2026 23:13

Tags: , ,