Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Ish-deputeti Ervin Salianji vijon turin e takimeve me strukturat, anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike në qytete të ndryshme të vendit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji ka njoftuar se ndalesa e radhës do të jetë në Vlorë më 8 mars, në orën 18:00, në pallatin e Kulturës, ku pritet të zhvillojë një takim me demokratët e këtij qyteti.

Të lidhura

None found

Këto takime ish-deputeti demokrat i zhvillon në kuadër të turit për një komunikim të drejtpërdrejtë me bazën e partisë dhe diskutimeve për situatën politike në vend, por edhe rrugën që Partia Demokratike duhet të ndjek drejt për t’u kthyer një forcë fituese në zgjedhje.

VIDEO


Shtuar më 6.03.2026 22:00