Rusia po përgatit sulmin pranveror ndaj Ukrainës, Zelensky viziton ushtarët në frontin e luftës në Donbas: E keqja duhet të ndalet!

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se kishte vizituar vijën e frontit në rajonin e Donetskut, duke shtuar se Rusia po përgatitej për ofensivën e saj pranverore në rajon.

“Sot po vizitojmë rajonin e Donetskut, tokën tonë dhe luftëtarët tanë”, tha Zelensky në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Ai gjithashtu postoi edhe një video të tij nga qyteti Druzhkivka.

“Është e rëndësishme që pozicionet tona të jenë të forta. E keqja duhet të ndalet. Kjo është pikërisht ajo që ukrainasit po bëjnë këtu në Donbas”, u shpreh ai.

Paqja mes dy vendeve duket ende shumë larg, teksa ka raportime se Rusia po përgatitet për sulmin pranveror ndaj Ukrainës.


Shtuar 6.03.2026 17:38