Për analistin dhe njohësin e zhvillimeve politike në Kosovë, Idaver Sherifi ka një emër nga radhët e Vetëvendosjes i cili do të merrte konsensusin e partive të tjera dhe mund të zgjidhej lehtësisht në krye të Kuvendit. Sherifi tha se ky emër është kryeparlamentari aktual, Glauk Konjufca.
Në studion e Log. në News24, ai shpjegoi edhe arsyet se pse Albin Kurti nuk preferon të shkojë drejt kësaj zgjidhje dhe prandaj për të 26-ën herë Kuvendi i Kosovës dështon të zgjedhë drejtuesin.
Ai shton gjithashtu se nisja e konsultimeve për zgjedhjet vendore nga Vjosa Osmani do të ndryshojnë dinamikat politike në Prishtinë.
