Këtë të hënë, kreu demokrat Sali Berisha, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
Berisha ka përshëndetur përfaqësues të opozitës, por edhe qytetarë të cilët ishin mbledhur para ambienteve të SPAK.
Lideri i PD paraqitet në SPAK të hënën e parë dhe tretë të çdo muaji.
Në kuadër të dosjes “Partizani”, ish-kryeministri Berisha, përballet me akuzën për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe biznesmeni Fatmir Bektashi, akuzohen për përfshirje në korrupsion dhe veprime të paligjshme për pastrimin e parave.

