VIDEO/ Yamal nderon me tre gola ndeshjen e 100-të blaugrana të Hansi Flick

Tre gola, njëri më i bukur se tjetri, nga Lamine Yamal, plus një gol i vonë nga Leëandoëski, i lejuan Barcelonës të siguronte një fitore 4-1 ndaj Villarrealit, i cili kishte arritur ta përgjysmonte përkohësisht diferencën në fillim të pjesës së dytë me Pape Gueye.

Nuk mund të kishte një mënyrë më të mirë për Hansi Flick për të festuar ndeshjen e tij të 100-të në krye të Blaugrana-s, me një rekord prej 75 fitoresh, 9 barazimesh dhe 16 humbjesh.

Fitorja 4-1 i vendos katalanasit katër pikë përpara Real Madridit, i cili do të përballet me Getafen në ndeshjen e të hënës në mbrëmje.


Shtuar 28.02.2026 21:02