Protesta e opozitës/ Bardhi: Sot dita për të qenë edhe më të vendosur për ta çliruar Shqipërinë nga korrupsioni

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e opozitës që pritet të zhvillohet në orën 18:00.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se është koha që qytetarët duhet të jenë edhe më të vendosur për ta çliruar Shqipërinë nga korrupsioni i qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Ndër të tjera ai thekson se, sot është momenti për të treguar të gjithë bashkë se largimi i Ramës, është zgjidhja e vetme që Shqipëria të marrë frymë lirisht.

Postimi i plotë:

“Kur Kryeministri shpall luftën ndaj korrupsionit si rrezik, është koha që qytetarët duhet të jenë edhe më të vendosur për ta çliruar Shqipërinë nga korrupsioni i Edi Ramës. Sot, në orën 18:00, është momenti për të treguar me vendosmëri të gjithë bashkë, se korrupsioni i Edi Ramës është rrezik dhe se largimi i tij është zgjidhja e vetme që Shqipëria të marrë frymë lirisht.

Bëhemi bashkë sot në orën 18:00 në protestën kombëtare para Kryeministrisë. Beteja kundër korrupsionit i rrezikon pushtetin e Edi Ramës, por çliron ekonomimë dhe rrit mirëqenien e qytetarëve.”, shkruan Bardhi.


Shtuar 28.02.2026 16:09