PAMJE/ Drejtonte automjetin nën efektin e dr*gës, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

Policia Rrugore e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 20-vjeçar, i cili u kap duke drejtuar automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Sipas policisë, i riu u ndalua në rrugën “Petrit Llaftiu” pasi kryente manovra të rrezikshme dhe përdorte celularin gjatë drejtimit. Pas testit me aparatin drogëtestues, ai rezultoi pozitiv ndaj lëndëve narkotike.

Një muaj më parë, Policia Rrugore e Durrësit vuri në pranga edhe një 28-vjeçar për drejtim automjeti nën efektin e lëndëve narkotike.

Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Durrës, gjatë patrullimit me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, ndaluan një automjet në rrugën “Petrit Llaftiu”, pasi kryente manovra të rrezikshme dhe drejtuesi përdorte dhe celularin gjatë drejtimit të automjetit.

Gjatë veprimeve policore, drejtuesi i automjetit shfaqi sjellje të dyshimta dhe, pas kryerjes së testit me aparatin drogëtestues, rezultoi nën efektin e lëndëve narkotike.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë drejtuesi i automjetit, shtetasi F. B., 20 vjeç.

Një muaj më parë u vu në pranga edhe një 28-vjeçar për drejtim automjeti nën efektin e lëndëve narkotike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Policia Rrugore e Durrësit apelon për drejtuesit e automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të mos drejtojnë automjetet nën efektin e alkoolit, në gjendje të dehur apo nën efektin e lëndëve narkotike.


Shtuar 27.02.2026 16:15