Shorti i Champions League/ Përballje të mëdha në 1/8, Reali sfidon Manchester City-n

Këtë të premte, më 27 shkurt 2026 në orën 12:00, u hodh në Nyon të Zvicrës shorti i raundit të 1/8 të Champions League, ku ishte thuajse e pamundur të shmangeshin përplasjet e mëdha.

Real Madrid do të sfidojë Manchester Cityn, në një përballje tepër të forte, që vitet e fundit po shndërrohet në një klasike të vërtetë të futbollit evropian.

PSG do të vijojë misionin e mbrojtjes së titullit ku në fazën e 1/8 e pret Chelsea. Barcelona do të ketë një përballje më të lehtë në letër, teksa do të sfidojë anglezët e Newcastle.

Test shumë i vështirë për Atalantën, që do të sfidojë kampionët bavarezë të Bayern Munich.

Gallatasaray-Liverpool, pritet të jetë një përballje tjetër shumë e zjarrtë e kësaj faze, me një remake të ndeshjes së zhvilluar në fazën e ligës, kur turqit fituan 1-0.

Kryesuesit e Premier League Arsenal, do të sfidojnë gjermanët e Bayer Leverkusen, ndërsa tjetër përballje e ekuilibruar pritet të jetë ajo mes Atletico Madrid dhe Tottenham.

Bodo Glimt, do të vijojë ëndrrën në këtë sezon të Champions, teksa do të sfidojë Sportingun e Lisbonës.

Takimet e para të 1/8-ave do të zhvillohen më 10-11 mars, ndërsa ndeshjet e kthimit janë programuar për 17-18 mars.

Ndeshjet:

Real Madrid – Man. City

Bodo/Glimt – Sporting Lisbon

PSG – Chelsea

Newcastle – Barcelona

Galatasaray – Liverpool

Atletico Madrid – Tottenham

Atalanta – Bayern Munchen

Bayer Leverkusen – Arsenal

 


Shtuar 27.02.2026 12:54