Te tjera polemika në Serie A, ish-arbitri Cesari: Nuk ka gabim të qartë të arbitrit në fushë…

Pas Derbit të Italisë mes Interit dhe Juventusit, Serie A, u pushtua nga të tjera polemika që këtë radhë përfshin sfidën mes Milanit dhe Parmës, ku në qendër të vëmendjes ishte goli i Troilit që i dha fitoren Parmës dhe që e çoi Milanin 10 pikë prapa Interit.

Por këtë radhë kritikat nuk ishin për vendimin e arbitrit të sfidës sesa për ndërhyrjen e sistemit VAR.

Ish arbitri italian, Graziano Cesari analizoi episodin e golit të Troilos, duke shpjeguar gjithçka.

‘Arbitri Piccinini në fillim akordon faull për Milanin dhe spostohet drejt zonës së vogël, ku kishte parë një kontakt mbi Maignan-thotë Cesari-Ai i Valentit është një bllokim në lëvizje drejt portierit dhe është gjithnjë i ndëshkueshëm, mbrojtësi nuk shikon topin, i afrohet Maignan që nuk mund të lëvizë për të bërë pritjen. Edhe kërcimi i Troilos nuk është i rregullt, mbetet në ajër sepse mbështet krahun e majtë mbi Bartesaghi’.

Sipas fjalëve të Cesarit, Piccinini e ka parë mirë të gjithë aksionin duke përfshirë edhe kërcimin e Troilos mbi Bartesaghi, por gjithsesi ai u kërkua në monitor, një procedurë që sipas ish arbitrit nuk ishte e rregullt: ‘Jo, nuk ka një gabim të qartë në fushën e lojës’.


Shtuar 23.02.2026 11:17