Pritet mbledhja e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Ballukut, mbërrijnë në Kuvend prokurorët e SPAK (VIDEO)

Ditën e sotme, Këshilli i Mandateve, do të diskutojnë sot kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku, duke i hapur rrugë arrestimit të saj.

Ndërkohë në Kuvend kanë mbërritur prokurorët e SPAK, mes të cilëve është edhe kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.

Anëtarët e Këshillit mblidhen pasi Gjykata Kushtetuese, rrëzoi kërkesën e qeverisë për pezullimin e masës së GJKKO që shkarkoi nga funksionet publike, zv/kryeministren Belinda Balluku.

Mbetet për t’u parë nëse Këshilli i Mandateve drejtuar nga Niko Peleshi, do të marrë në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.