Protesta e opozitës/ Policia bëhet gati, ‘blindohet’ me gardh metalik Kuvendi

Teksa ngelen pak orë nga protesta e opozitës, policia ka nisur me zbatimin e planit të masave.

Siç shihet nga pamjet,  policia ka vendosur gardh metalik para Kuvendit të Shqipërisë, për të paraprirë percipitimin e protestës.

Kujtojmë se gjatë protestë së kaluar të opozitës pati tensione dhe përplasje para Kuvendit, mes protestuesve dhe policisë, por dhe para Kryeministrisë, ku u hodhën molotovë dhe fishekzjarrë.


Shtuar 20.02.2026 14:12