“Zgjidha konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës”/ Bordi i Paqes, Trump- Osmanit: Kur nuk shkoni mirë më telefononi mua dhe e zgjidhim

Presidenti i SHBA, Donald Trump, gjatë fjalës së tij në takimin e parë të Bordit të Paqes, komentoi edhe çështjen mes Kosovës dhe Serbisë.

“Zgjidhja konfliktin mes Kosovës e Serbisë”, tha Trump duke iu drejtuar më pas presidentes Vjosa Osmani, ndërsa shtoi: “Nëse nuk shkoni mirë më merrni në telefon do ta zgjidhim”.

“Kosova dhe Serbia, edhe atë e zgjidha. Kosova dhe Serbia, kemi bërë punë të jashtëzakonshme. Nëse nuk shkoni mirë më merrni në telefon do ta zgjidhim.”, u shpreh presidenti i SHBA.


Shtuar 19.02.2026 16:14