Reshjet intensive të shiut nxjerrin nga shtrati lumin Ishëm në Fushë-Krujë, përmbyten disa hektarë toka bujqësore

Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë natës, kanë shtuar ndjeshëm nivelin e lumit Ishëmë në Fushë-Krujë, duke bërë që të dalë nga shtrati.

Lumi ka dalë nga shtrati në fshatin Murqinë, duke bërë që dhjetëra hektarë tokë bujqësore të jenë nën ujë.

Po ashtu, një lagje e këtij fshati është e izoluar pasi rruga është e kalueshme vetëm me mjete të larta.

 


Shtuar 17.02.2026 10:20