Gjuajtjet e penalltive në SHBA ’94, Albertini zbulon: Një lojtar i Milanit dhe një i Interit u fshehën

Në një intervistë të gjatë me La Gazzetta dello Sport, Demetrio Albertini rishikoi fazat e karrierës së tij, duke zbuluar një prapaskenë në një nga momentet më të dhimbshme, finalen e Kupës së Botës 1994 në Amerikë, në të cilën vetë Albertini shënoi një nga pesë penalltitë e Italisë:

“Po, humbja e një finaleje të Kupës së Botës si ajo ishte e tmerrshme. Por, e dini, unë isha 22 vjeç dhe e kisha të gjithë karrierën time përpara. Kisha pamaturinë dhe qëndrimin e shkujdesur të lojtarit më të ri në grup. Mbaj mend që Sacchi më pyeti nëse doja të gjuaja, dhe unë shkova pa menduar. Ndërsa kishte disa që u fshehën pas stolit për të shmangur gjuajtjen. Nuk do t’i zbuloj kurrë emrat e tyre, por njëri luajti për Milanin dhe tjetri për Interin…”, zbuloi ai.

Ish-mesfushori i Milanit nuk pranoi të përmendte emrat e atyre që nuk kishin dëshirë, por është mjaft e lehtë të evidentosh lojtarët në fjalë.

Sa i përket Interit, i vetmi lojtar i zikaltërve i thirrur ishte Nicola Berti, i cili, sipas Albertinit, bëri gjithçka që mundi për të shmangur gjuajtjen.

Ndërkohë, për Milanin, vetëm dy kandidatë të mundshëm janë midis atyre që “u ulën”: Paolo Maldini dhe Roberto Donadoni (i cili humbi gjuajtjen gjatë gjysmëfinales së Kupës së Botës 1990 kundër Argjentinës).


Shtuar 10.02.2026 09:53

Tags: