Kreu i PD-së, Sali Berisha foli në foltoren e radhës të demokratëve përpara kryeministrisë.
Berisha u shpreh se Rama po bllokon procesin europian të Shqipërisë duke mos lejuar drejtësinë të veprojë ndaj korrupsionit të numrit 2 të qeverisë Belinda Balluku.
Kryedemokrati shtoi edhe një paralajmërim për Ramën, që të mos luajë me fatin e shqiptarëve, pasi do ketë fatin e ish-diktatorit Enver Hoxha.
Berisha: PD lokomotivë e proceseve të integrimit ia doli të firmosë marrëveshjen e stabilizim asociimit. Heqjen e vizave dhe statusin e kandidatit. Programi ynë ka qëllimin më madhor, integrimin e Shqipërisë në Be. pas çlirimit të Kosovës ylli ynë polar është integrimi europian.
Një bajloz i zi do të mbyllë shqiptarëve rrugën drejt Europës. Do të asgjësojë drejtësinë për të mbrojtur paranë e krimit, konton bankar, brenda dhe jashtë. Nesër, është beteja për integrimin e Shqipërisë në BE. për dyert e hapura të Shqipërisë. Nesër, mesazhi ynë 1 dhe vetëm 1, mos guxo të luash me fatin e shqiptarëve se fatin e Enver Hoxhës edhe ti për së gjalli. A ka krim më të shëmtuar.

