Aksidentet po kthehen në vrasësit më të mëdhenj në Shqipëri. Një i ri ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme, pas mesnatës, në aksin Gostimë-Mollas.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se në fshatin Lumas të Cërrikut, si pasojë e daljes së mjetit nga rruga, ka humbur jetën 33-vjeçari Raman Hoxha.
Ndërkohë që në gjendje të rëndë është edhe pasagjeri që ndodhej në mjet në momentin e aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 11.07.2021, rreth orës 01:45, në aksin rrugor Gostimë- Mollas, në fshatin Lumas, mjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin R.H., 33 vjeç, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë drejtuesi i mjetit shtetasi R.H., dhe është plagosur pasagjeri shtetasi E.Q., 29 vjeç, banues në fshatin Floq, Cërrik i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit. /albeu.com/