Ankimimi për dënimin me 1 vit burg/ GJK kalon për shqyrtim mbi bazë dokumentesh çështjen e Ervin Salianjit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur këtë të martë kalimin për shqyrtim të kërkesës së paraqitur nga ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Vendimi është marrë pas verifikimit paraprak të materialeve dhe do të realizohet mbi bazë dokumentesh në seancë plenare.

Salianji i është drejtuar GJK me kërkesën për shfuqizimin, si të papajtueshme me Kushtetutën, të vendimeve gjyqësore që lidhen me dënimin e tij me një vit burg për akuzën e kallëzimit të rremë, në kuadër të çështjes së njohur si “Babale”. Padia u regjistrua në Gjykatën Kushtetuese në nëntor të vitit të kaluar, ndërkohë tani është caktuar edhe relatorja e çështjes, e cila do të ndjekë procedurat për shqyrtimin e mëtejshëm të saj.

Njoftimi:

Nr. 33 (E) 2025 Regjistri Themeltar Ervin Salianji Prokuroria e Përgjithshme Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.00-2025-421, datë 11.03.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr. 2059/30-2024-6822, datë 26.09.2024 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe nr.2900, datë 18.12.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. 28.01.2026

Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.00-2025-421, datë 11.03.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr. 2059/30-2024-6822, datë 26.09.2024 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe nr.2900, datë 18.12.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Salianji u lirua nga qelia më 8 korrik, pasi bëri rreth 9 muaj burg. Me dënimin me 1 vit heqje lirie, Salianji humbi mandatin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë. Ai ishte zgjedhur deputet në zgjedhjet parlamentare të viteve 2017 dhe 2021, duke përfaqësuar dy legjislatura radhazi në Kuvend.


Shtuar 28.01.2026 16:55