Korça zbardhet nga dëbora, apelohet për kujdes në qarkullim (FOTO LAJM)

Korça është zgjuar sot e zbardhur nga dëbora. Në zonat malore trashësia e borës ka shkuar deri në 15 cm duke bërë që në segmentin rrugor të Dardhës, mjetet të përdorin zinixhirë nga kilometri 6 deri në 14.

Nga firmat kontraktore është punuar që prej mëngjesit në akset rrugore për kriposje dhe hapjen e rrugëve.

Rekomandohet për drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes në akset kryesore për shkak të prezencës së borës dhe lagështirës.


Shtuar 20.02.2020 09:48