Prokurorja e SPAK: Belinda Balluku ka kryer krime të rënda disa herë, pezullimin e shohim të lidhur me pozicionin, nëse do vazhdonte punën si ministre do abuzonte sërish (VIDEO)

Ditën e sotme, Prokurorja e SPAK Dorina Bejko, ka argumentuar në Gjykatën Kushtetuese arsyet pse Belinda Balluku, e marrë e pandehur nuk mund të qëndrojë në detyrë.

Në seancën publike të Gjykatës Kushtetuese ku shqyrtohet pezullimi i saj nga detyrë, prokuroria tha se e pandehura ka kryer vepër penale me natyrë të rëndë kriminale.

Sipas prokurores se SPAK, pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut e shohim të lidhur me pozicionin e saj si ministre.

“Në rastin konkret vepra penale që ne hetojmë konsiderohen krime të natyrës së rëndë, për shkak të rrezikshmërisë dhe subjekteve që kryejnë ato. Vepra penale që i është atribuuar të hetuarës përfshihet në konceptin e krimit të rëndë.

Jemi para situatës kur e hetuara ka kryer jo një, por disa fakte penale historike që përkthehen në veprën penale të parashikuar nga neni 258 të kodit penal disa herë”, sqaroi prokurorja e SPAK, Dorina Bejko.

Pezullimin nga detyra e shohim të lidhur me pozicionin e saj si ministre.

Ne, SPAK ato dy lloje masa shtrënguese i ka kërkuar në përputhje me rrethanat që kanë ekzistuar në atë moment. Në atë moment SPAK ka konkluduar se nëse e hetuara do vazhdonte të ushtronte detyrën do kryente vepra penale të të njëjtit lloj”, tha Prokurorja e SPAK.

 


Shtuar 22.01.2026 14:05