Këtë të enjte, Prokurori i SPAK, Dritan Prençi, gjatë seancës në Gjykatën Kushtetuese, ka zbuluar se zv.kryeministrja, njëherësh ministrja e Energjetikes dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, gjatë kohës ë heqjes së pezullimit nga detyra ka ndërhyrë në procesin hetimor.
Sipas Prencit, Balluku ka ndikuar në procesin e marrjes së provave, duke qenë se është rikthyer në detyrë.
“Duke patur parasysh edhe rolin dhe funksionin e lartë shtetëror të zonjës Balluku, dhe kemi argumentuar në parimin e proporcionalitetit, nevojat për marrjen e provave, hetimet, me dëshmitarë dhe siç kemi argumentuar edhe në kërkesën tjetër në Kuvend, që realisht kanë ndërhyrë në procesin e hetimit dhe ka cenuar marrjen e provave”, tha Prokurori Dritan Prençi.
Pyetje: Nga momenti që GJK dha vendimin për pezullimin e pezullimit, cilat janë pasojat në procesin e hetimit?
Prokurori Dritan Prençi: Patjetër që ka dhënë efekt ky vendim i Gjykatës Kushtetuese mbi pezullimin e vendimit të GJKKO, masës ndaluese ndaj personit në fjalë, për shkak se edhe në argumentimin që kemi bërë qoftë në marrjen e vendimit në Shkallën e Parë.
Përse e kërkojmë këtë masë ndaluese përveç masës tjetër, duke patur parasysh edhe rolin dhe funksionin e lartë shtetëror të zonjës Balluku, dhe kemi argumentuar në parimin e proporcionalitetit, nevojat për marrjen e provave, hetimet, me dëshmitarë dhe siç kemi argumentuar edhe në kërkesën tjetër në Kuvend, që realisht kanë ndërhyrë në procesin e hetimit dhe ka cenuar marrjen e provave.

