Kryeministri Edi Rama është nderuar me medaljen më të lartë të Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila mban emrin e themeluesit të Emirateve të Bashkuara, Sheikut Zayed.
I surprizuar dhe i prekur nga nderimi që i është bërë, nga miku i tij, Presidenti Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nayan, kryeministri thotë se medalja është respekti dhe vlerësimi më i madh për një kryeministër shqiptar.
Edi Rama e ka pranuar atë përulësisht plot me krenari për Shqipërinë, e me mirënjohje të thellë për mikun e madh të shqiptarëve, lartësinë e tij Sheikh Mohammed Bin Zayed, si edhe për çdo shqiptar që i ka besuar udhëheqjen dhe përfaqësimin e atdheut.
Shënimi i kryeministrit Edi Rama:
“Thellësisht i prekur prej surprizës së paimagjinueshme dhe nderimit të jashtëzakonshëm nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nayan.
Akordimi i medaljes më të lartë të vendit mik, e cila mban emrin e themeluesit të Emirateve të Bashkuara, Sheikut Zayed, është respekti dhe vlerësimi më i madh për një kryeministër shqiptar, që e mora përulësisht plot me krenari për Shqipërinë, e me mirënjohje të thellë për mikun e madh të shqiptarëve, lartësinë e tij Sheikh Mohammed Bin Zayed, si edhe për çdo shqiptar që ma ka besuar udhëheqjen dhe përfaqësimin e atdheut tonë të përbashkët.”
