Protestat e opozitës, Daily Mail: Imuniteti i Ballukut mban të varur të ardhmen e Shqipërisë

Daily Mail i ka kushtuar vëmendje protestave të opozitës në Shqipëri, duke publikuar edhe një video që tregon edhe plasjet e molotovëve drejt godinës së Kryeministrisë.

Qytetarët dolën në protestë pas akuzave për korrupsion ndaj zëvendës kryeministres Belinda Balluku dhe disa zyrtarëve të tjerë të lartë, duke kërkuar përgjegjësi dhe hetime të pavarura.

Media britanike vë theksin tek imuniteti parlamentar i Ballukut, i cili sipas opozitës dhe qytetarëve, po pengon zbardhjen e skandalit dhe rrezikon të ardhmen demokratike dhe institucionale të Shqipërisë. Pamjet e publikuara tregojnë tensionet dhe marshimin e protestuesve, që kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie nga qeveria.

Daily Mail nënvizon se këto ngjarje vijnë pas përplasjeve të deputetëve të opozitës me policinë brenda Kuvendit, duke rritur shqetësimin ndërkombëtar mbi situatën politike në vend.


Shtuar 23.12.2025 23:25