Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili është paraqitur sot (23 dhjetor) në Prokurorinë e Posaçme, pasi është marrë zyrtarisht nën hetim nga SPAK.
Ismaili qëndroi përreth 2 orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Ai akuzohet për veprat penale: Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike, pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.
Gjithashtu ai u thirr për t’u marrë në pyetje në lidhje me tentativën e hakërimit të SPAK edhe me datën 2 tetor të këtij viti.
Sipas burimeve, Prokuroria e Posaçme ka marrë informacion më 12 mars 2025 se ishte vënë në shënjestër të një ndërhyrje të paligjshme të adresave të email-eve të prokurorëve të posaçëm.
Por, nuk u arrit të ndërhyhej në sistemin e brendshëm të Prokurorisë së Posaçme, i cili mbeti i pacënuar, sipas SPAK, falë masave të sigurisë.

