Në dy ditët e fundit në rrjete sociale është shpërndarë me shpejtësi një intervistë që është publikuar në Spanjë pas një turneu fëmijësh.
Niko Garrido, lojtari 10-vjeçar i Sant Andreu, dha një intervistë për “El Chiringuito TV”, ku shpjegoi se ishte tifoz me Barcelonën, edhe pse për momentin ishte i inatosur me katalanasit.
“Jam tifoz me Barcelonën, por jam i inatosur me ta. Pse? Sepse më morën në ekip kur isha 7 vjeç dhe pastaj më larguan. Nuk ma shpjeguan pse”, tha lojtari me pamje shumë serioze.
Megjithatë, ai mbetej tifoz me katalanasit teksa zbuloi se idhulli i tij ishte Karles Pujol. Ndërsa kishte kritika edhe për Lamin Jamal. “Mua më pëlqen se si luan. Por është vetëm 18 vjeç dhe kujton se është Mesi”, ishin fjalët e djaloshit që kanë bërë xhiron e rrjetit me miliona shikime.
