U kritikua për parat e hedhura në dasmën e motrës, Myrto Uzuni: Jam rritur në varfëri, para stërvitjes haja bukë me ujë dhe sheqer

Sulmuesi i Kombëtares Myrto Uzuni ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Mirëmbrëma yje”, e moderuar nga Arbana Osmani. Lojtari 30-vjeçar ka hedhur më shumë “dritë” rreth kritikave të marra për parat e hedhura në dasmën e motrës së tij.

Po ashtu, Uzuni ka treguar edhe sakrificat që ka kaluar në hapat e parë për t’u bërë futbollist. “Të mos hidhja lekë te dasma e motrës do thonin pse nuk hodhe se mer miliona në Amerikë.

Pastaj, unë të miat hodha që i kam fituar me djersë. Kritikat janë kështu, të pashmangshme. Jam rritur në varfëri. Para stërvitjes haja bukë me ujë dhe sheqer. Prindërit thonin merru me ndonjë punë që të sjellë para në shtëpi”, tha Uzuni.


Shtuar 17.12.2025 16:40