Hera e parë në karrierë dhe gati për një rekord të ri, Ernest Muçi është në kulmin e formës

Ernest Muçi është kthyer në kryefjalën e futbollit turk në këto javë të fundit, pasi po shënon me një rregullsi mbresëlënëse duke siguruar pikë të rëndësishme për skuadrën e cila është kthyer në pretendente për titullin kampion duke rivalizuar me Gallatasarajn.

Muçi ka shënuar 6 gola në 4 ndeshjet e fundit, duke qenë protagonist direkt i 10 pikëve të siguruara nga Trabzonspor për të mbetur në këtë garë për titullin.

Kjo është hera e parë në karrierën e Muçit që shënon në 4 ndeshje radhazi në kampionat, gjë që tregon më së miri formën e sulmuesit.

Duke qenë në kuotën e 6 golave, Muçi është vetëm një gol larg sezonit të tij më të mirë në një edicion futbollistik. Ai ka shënuar 7 gola në sezonin 2019-2020 me Tiranën në Superiore, ndërsa ka realizuar po këtë numër golash të ndarë mes Legia Vershavës dhe Beshiktashit në sezonin 2023-2024.

Kësisoj, atij i duhet të gjejë vetëm 2 herë të tjera rrjetën në edicionin aktual, për të regjistruar një rekord të ri dhe me formën që po kalon, kjo arritje nuk duhet të jetë shumë larg.


Shtuar 15.12.2025 18:00

Tags: ,