Partia Demokratike, ka zhvilluar sot homazhe në nder të heroit të demokracisë, Azem Hajdari, dhe Lëvizjes së Dhjetorit, duke kujtuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm për lirinë dhe demokracinë e vendit.
Gjatë ceremonisë, djali i Azem Hajdarit, ka shpërndarë fjalë emocionuese mbi jetën dhe veprën e të atit, duke theksuar se ai mori vendime të rëndësishme dhe me guxim në një moshë të re.
Djali i heroit të demokracisë, shpjegoi se; Azemi kishte një vizion të qartë për të ardhmen dhe kërkonte të “rrëmbente” atë, duke luftuar për një Shqipëri të lirë dhe demokratike. Ai ka rrëfyer edhe detaje të njohura dhe të panjohura nga jeta e tij dhe e familjes, duke përmendur dashurinë e thellë të Azemit për bashkëshorten, për të cilën ai u detyrua ta “rrëmbejë” për të ndërtuar një jetë të tillë që ai e dëshironte, larg ndikimeve të regjimit komunist të asaj kohe.
Një moment i veçantë ishte kujtimi i kundërshtive që Azemi ka pasur me familjen e tij, e cila, për të siguruar një të ardhme më të sigurt për të, kërkonte që ai të distancohej nga trazirat e kohës. Por, Azemi qëndroi i vendosur në idealet e tij dhe luftoi për të realizuar një Shqipëri të lirë. Më pas, ai bëri histori si një figurë kyçe e Lëvizjes së Dhjetorit, duke kontribuar drejtpërdrejt në rrëzimin e regjimit komunist.
“Kam kënaqësi që të jem këtu sot, në një ditë ku të gjithë shqiptarët duhet të jenë kryetar. Mendoj se falë këtij heroizmi që bënë këta njerëz, shqiptarët duhet të dinë se falë asaj sakrifice, sot shqiptarët po përjetojnë demokracinë. Kur vendi im at që të bëhej kryetar i Lëvizjes Studentore, ai sapo ishte bërë baba. Babai kur erdhi herët për studime në Tiranë, donte të rrëmbente gjithçka. Ai ra në dashuri me nënë time, ai u detyrua që ta rrëmbente atë, pavarësisht dashurisë së tyre. Këtë gjë nuk e lejoi sistemi. Ai pas kthimit të tij në Tropojë, ai u nis sërish drejt Tiranës. Gjyshi im, rahmet pastë, duke qenë se ishte pasojë e kohës dhe brezave të kohës, e mendonte të pamundur që djali i vetë të vinte në Tiranë. I thoshte; lëri këto ëndrra, se e ke të pamundur që ta bësh këtë gjë. Qeshte dhe u tallte në mënyrë ironike. Por jo, Azemi nuk mendonte sot për sot, por mendonte më afatgjatë, për veten dhe miqtë e mi. Nuk e kishte konceptin e frikës, por as vdekjen dhe as humbjen, por mund të humbiste lirinë. Ai në Tiranë u njoh me miqtë e tij, dhe vendosëm të dilnin para plumbave dhe tanqeve. Në ditën kur studentët u konfuzuan pak, ata s’po dinin nëse do e përkrahini. Ai u ngrit sipër shokëve të tij dhe tha; dal garant me fëmijët e mi, Kirin dhe Rudinën. Nëse unë ju tradhtoj, keni fëmijët e mi”, tha djali i liderit historik, Azem Hajdari.
