Foltorja e Salianjit dhe Alimehmetit me demokratët, Berisha: Aktivitet privat, s’ka lidhje me PD

Kryedemokrati Sali Berisha, i ka quajtur aktivitet privat foltoren që Ervin Salianji dhe Ilir Alimehmeti do të zhvillojnë në qytetin e Durrësit me demokratët.

Berisha theksoi se asnjë aktivitet jashtë forumeve, nuk mund të ketë ndikimin më të vogël në PD.

“Asnjë aktivitet jashtë forumeve të PD nuk mund të ketë ndikimin më të vogël në PD, është strikt privat pa asnjë lidhje me Partinë Demokratike. PD është parti me Statut, institucione dhe forume”, u shpreh ai.

I pyetur nëse lidhje me foltoren e vitit 2021 që Berisha krijoi, kryedemokrati deklaroi se: “E bëra brenda strukturave, pasi kreu i strukturave kishte tradhtuar kauzën e mbarë demokratëve, e bëra për të shpëtuar PD nga kontrolli mafioz i Ramës dhe sorosianëve. Rama i kishte hapur dy procese Bashës”.


Shtuar 3.12.2025 13:01