Publikohen pamjet nga momenti kur Marselo Arani merr në garazh makinën me të cilën u krye ekzekutimi i biznesmenit Edmond Mëhalla (VIDEO)

Kanë dalë pamjet  nga momenti kur Marselo Arani, i shpallur në kërkim merr në një garazh makinën tip Audi, me të cilën autorët kanë kryer vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla (Edmond Hyka), ngjarje e ndodhur më 30 nëntor.

Makina është marrë një ditë para krimit, ndërsa siç shihet në këto pamje Arani futet i qetë në garazh, ndërsa në dorë mban edhe një çantë. Pasi merr makinën, ai largohet.

Deri tani për vrasjen e Mondi Mëhallës 43-vjeç janë arrestuar tre persona, mes tyre edhe ish ortaku në biznes, Xhino Ago.

Po ashtu, në pranga është vënë edhe roja i parkimit, Kujtim Pisha si dhe personi tjetër, Nevzat Spaho, i akuzuar me pare per tentative vrasje.

 

 

Dje u vunë në pranga dy persona, ish ortaku i Mondi Mëhallës, Xhino Ago 32-vjeç dhe roja i karburantit Kujtim Pisha.

Ndërsa dy persona të tjerë u shpallën në kërkim, ata janë Marselo Arani dhe Armando Kola.

Xhino Ago 32-vjeç eshte bashkepunetori i biznesmenit të vrarë, i cili akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ndërsa Kujtim Pisha 52 vjeç roja e karburantit akuzohet për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të shtetasit  Xhino Ago, i cili ia ka dhënë me hua për përdorje shtetasit Marselo Arani.

Makina e përdorur nga autorët e vrasjes, që dyshohen 32-vjeçari Marselo Arani dhe 35-vjeçari Armando Kola të shpallur në kërkim, rezulton në pronësi të vetë ortakut të viktimës.

Ndërsa blutë kanë gjetur dhe sekuestruar si automjetin tip Audi të përdorur nga killerat, po ashtu edhe armën e krimit, me të cilën u ekzekutua me dy plumba në kokë biznesmeni.

Policia informon gjithashtu se gjatë operacionit u zbardh mekanizmi i ngjarjes, i dokumentuar edhe me disa pamje filmike.

“Gjatë veprimeve hetimore u gjet i djegur automjeti i përdorur nga autorët dhe arma e zjarrit e përdorur në ngjarje. Gjithashtu, u sekuestruan dokumenta shitblerjeje automjeti, 3 celularë dhe 2 DVR. Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të Xhino Agos, i cili ia ka dhënë me hua për përdorje Marselo Aranit”, thuhet në njoftim.

Ekzekutimi i 43-vjeçarit Mondi Mëllaha, dyshohet se ka të bëjë me mosmarrëveshjet për ndarjen e normës së fitimit në biznes me ish ortakun e tij Xhino Ago.

 


Shtuar 3.12.2025 11:42