“Kush do jap llogari për shembjen e rrugës Qukës-Qafë Plloçë?”- Ministrat mungojnë në Kuvend, Blushi: Ku përfunduan 260 milionë euro?

Në seancën e sotme plenare, deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kritikuar ashpër qeverinë, duke kërkuar praninë e ministrave për t’u përgjigjur para Kuvendit.

Blushi deklaroi se seanca e sotme ka rëndësi të veçantë për qytetarët, pasi synimi është llogaridhënia e ekzekutivit dhe kërkoi shpjegime për një sërë çështjesh, duke filluar nga shembja e rrugës Qukës–Qafë Plloçë.

“Qëllimi i kësaj seancë nuk është që deputetët të flasin, është llogaridhënia. Kush do jap llogari meqenëse as zv.kryeministre nuk keni më, pse u shemb rruga Qukës Qafë Plloçë? Kush do jap llogari ku përfunduan 260 milionë euro? Kujt do ja kërkojmë këtë llogari sot?”, tha ai.

Deputeti ngriti edhe shqetësimin për çështjen e përmbytjeve në vend, ku ironizoi duke thënë se fondet e emergjencave civile, “janë të barabarta me bakshishin e Tunelit të Llogarasë.”

Tedi Blushi: Dua t’ju kujtoj nenin 47 të rregullores: Anëtarët e Këshillit të ministrave, kanë të duhet dhe kur u kërkohet, e kanë për detyrë të marrin pjesë në seancë plenare. Unë nuk besoj se ka seancë më të rëndësishme për qytetarët se sa kjo sot. Po qëllimi i kësaj seancë nuk është që deputetët të flasin, është llogaridhënia.

Kush do jap llogari meqenëse as zv.kryeministre nuk keni më, pse u shemb rruga Qukës Qafë Plloçë? Kush do jap llogari ku përfunduan 260 milionë euro? Kujt do ja kërkojmë këtë llogari sot?

Ministrit të Drejtësisë apo ministres së Brendshme? Kujt t’i kërkojmë llogari pse shqiptarët nga veriu në jug janë përmbytur edhe këtë vit dhe se fondit i emergjencave civile ishte i barabartë me bakshishin e Tunelit të Llogarasë. Kush do na e jap këtë sqarim. Kush përgjigjet nga qeveria për këto çështje.

Unë e kuptoj që shumica e ministrave duke filluar nga kryeministri kanë fokusin si e si të vjedhin nga mëngjesi deri në darke, por qëllimi i kësaj seance është llogaridhënia. Kush do jap llogari sot?

Kush do jap llogari kush ja fali tokën publike Mogerinit, ndërkohe që qytetarët ende dyerve të ministrive dhe gjykatave për pronat e tyre. Kush do japi sqarime sot? Kush do flas për këtë çështje? Do flisni ju kryetar, ministri i mjedisit, apo Toni Gogu. Kemi shumë pyetje, për të cilët duhet të vijë kryehajduti të jap sqarime.


Shtuar 2.12.2025 17:45