Ish-banoria e Big Brother VIP Albania, Valbona Mhilli, së fundmi ka realizuar një sesion pyetje–përgjigjesh me ndjekësit e saj në Instagram, ku është pyetur edhe për këngëtarin e njohur dhe fituesin e edicionit të fundit të BBVA, Gjestin. Një ndjekës e pyeti drejtpërdrejt nëse ka pasur kontakt me të dhe si është gjendja e tij aktuale. Valbona u përgjigj shkurt, por me tone pozitive, duke thënë:
“Po! Uroj që shumë shpejt të rikthehet tek të gjithë ju me projektet e tij.”
Kjo përgjigje ka ngjallur menjëherë reagime dhe interes tek fansat, pasi Gjestit i është shmangur totalisht vëmendjes mediatike në muajt e fundit. Kujtojmë se pak kohë më parë, ai u përball me një humbje të rëndë familjare, pas një aksidenti tragjik në Pejë, ku vëllai i tij i vetëm humbi jetën. Prej asaj dite, artisti është tërhequr plotësisht nga rrjetet sociale dhe nuk ka bërë asnjë paraqitje publike.
Deklarata e Valbonës shihet nga fansat si një shenjë e mirë dhe një sinjal se GJesti mund të jetë duke u rikuperuar emocionalisht dhe ndoshta po përgatit rikthimin e tij artistik.
Publiku vazhdon të shprehë mbështetje për këngëtarin dhe shpreson që ai të kthehet sa më shpejt me projekte të reja muzikore.
