Këtë të hënë, Monika Kryemadhi është paraqitur në SPAK, për masën për detyrim paraqitje që GJKKO ka caktuar ndaj saj, si e akuzuar për dosjen “Meta”.
Ish-bashkëshortja e Ilir Metës, akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë në 2 raste, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.
Ndërsa Meta është nën akuzë nga SPAK për korrupsion në 3 raste të ndryshme, 2 prej të cilave i ka kryer në bashkëpunim.
Ish-Presidenti Ilir Meta, akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve.
Monika Kryemadhi, pak para minutash ka lënë edhe ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Ajo iu drejtua me batuta gazetarëve kur i pyeti; “Po ju edhe sot rrini këtu”? – duke iu referuar ditës së pushimit për shkak të festave të nëntorit.
Teksa dilte ajo shtoi më tej: “Po nuk u pamë, shihemi vitin tjetër”!
