Aksident i rëndë në aksin Roskovec-Berat, humb jetën 50-vjeçari (EMRI)

Këtë të hënë, një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Roskovec-Berat, pranë fshatit Strum. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Strum, ku viktimë mbeti 50-vjeçari Gëzim Xhoka.

Uniformat blu raportojnë se, 50-vjeçari u përplas nga një automjet i drejtuar nga Arbi Toro, teksa po udhëtonte me biçikletë.

Për shkak të dëmtimeve të marra, Gëzim Xhoka ka humbur jetën.

Njoftimi:

“Informacion paraprak / Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Fier-Berat”, në Strum, automjeti me drejtues shtetasin Arbi Toro, është përplasur me biçikletën që drejtohej nga shtetasi Gëzim Xhoka 50-vjeç, banues në Strum”.

Në vendin e ngjarjes, ndodhet policia dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.


Shtuar 1.12.2025 10:55