Parashikimi i motit 29 Nëntor 2025/ Kthjellime, alternime vranësirash dhe reshje shiu

 

Këtë të shtunë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Të lidhura

None found

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare e lokalisht deri të dendura, të cilat do të pasohen me reshje shiu të dobëta, lokale, dhe afatshkurtra kryesisht në jug të territorit.

Era me drejtim nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 17m/sek.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-4 ballë.


Shtuar 29.11.2025 07:23