Alimehmeti zbardh diskutimet sot në selinë blu: Tryezë mes demokratësh, për të kuptuar problemet tona

Ilir Alimehmeti ka dhënë detaje nga takimi në selinë blum ku të pranishëm ishin Anëtari i Kryesisë Ervin Salianji bashkë me kandidat te listave te hapura si Aulon Kalaja, Tedi Kopliku, Xhemal Gjuknshi, Hysen Kadiu dhe disa të tjerë. I ftuar këtë në emisionin “Top Story” në Top Channel, Alimehmeti sqaroi se ky ishte një takim mes demokratësh, për të kuptuar problemet e tyre ku janë dhe të shtyjnë kauzat e tyre më tej. Alimehmet shtoi ndër të tjera se kandidatët do duhej të ishin thirr nga Kryesia, apo Këshilli Kombëtar, për tu dëgjuar dhe ana e tyre.

“Ishte një tryezë mes demokratësh, për të kuptuar problemet tona ku janë dhe të shtyjmë kauzat tona më tej. PD do duhet të forcohet dhe për këtë duhet të kuptojë ku ka gabime, që të shmanget nga modele që kanë treguar që nuk kanë funksionuar. Me të gjithë kandidatët që flasim në qarqe, na thanë që nuk jemi kontaktuar më, janë lënë në harresë. Nuk mendoj se kjo është rruga e duhur. Ajo që kuptuam, më e vështirë ka qenë për të kuptuar si janë qarqet e tjera, por kuptuam që kanë qenë të njëjtat problematika në çdo qark. Kandidatët do duhej të ishin thirr nga Kryesia, apo Këshilli Kombëtar, për t’u dëgjuar dhe ana e tyre”, tha Alimehmeti.


Shtuar 27.11.2025 21:54

Tags: ,