Hygerta Sako ka “shpërthyer” së fundmi në debate me banoren tjetër të BigBrother VIP Kosova, Alba Pollozhanin. Siç dëgjohet në debat, arsyeja e debatit është një lojë që banorja Alba ka bërë kundrejt moderatores sportive.
Kjo e fundit e quan sjelljen e banores tjetër “anormale”, duke i thënë me këmbëngulje që duhet të kërkojë falje. Megjithatë, Alba shihet teksa nuk bindet, duke theksuar se do të kërkojë kur ta ndiejë ajo.
Hygerta Sako: Ti ke sjellje anormale, ke sjellje anormale.
Alba Pollozhani: Pse anormale?
Hyerta Sako: E keqja është që nuk i kupton.
Alba Pollozhani: Po përse anormale, më jep një argument?
Hygerta Sako: Ti nuk di të kërkosh falje. Mjaftonte të thoje, ja ku i keni make up-et, bëra një lojë, ju kërkoj ndjesë. Kaq!
Alba Pollozhani: Faljen nuk e kërkoj kur ma kërkoni, por kur e ndiej unë.
Hygerta Sako: Kur e ndjen ti? Kur e ndjen ti, nuk e du unë. S’më vlen më. Ma bëre lojën, ma ktheve make up-in? Bëra lojë, më fal, kaq.
Alba Pollozhani: Falja bëhet kur ndjehet.
Hygerta Sako: Nuk e du kur e ndjen ti.
Alba Pollozhani: E do apo se do ti, për mua kryesorja ta dijë Zoti.
Hygerta Sako: Po çfarë Zoti, na lër rehat me Zotin.
