Paraditen e sotme, një atentat me armë zjarri ka ndodhur në Lushnje, ku objektiv ka qenë Julian Sula, i njohur si “Juli i Pashakos”.
Sulo, i cili mbeti i plagosur në këmbë, pas ngjarjes është shoqëruar në Komisariat për të dhënë dëshminë e tij.
Megjithatë, sipas burimeve 45-vjeçari deri më tani ka heshtur para uniformave blu – duke mos dhënë asnjë informacion.
Nga ana tjetër policia ka shoqëruar edhe 6 persona në Komisariat në lidhje me ngjarjen.




